Aktorë për një kauzë, ndërgjegjësimi i qeverisë

Një trupë aktorësh me sindromën Down, në Poloni, po con luftën për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara në skenë, në një shfaqje të re që thumbon politikanët dhe i akuzon se po neglizhojnë mirëqenien e kësaj kategorie qytetarësh. E titulluar “Revolucioni që nuk u jetësua kurrë”, pjesa risjell historinë e një grupi polakësh të rinj, me aftësi të kufizuara, që nisën një protestë të paprecedentë para parlamentit polka, vitin e shkuar.

Ata fjetën në dyshemenë e një korridori për 40 netë, në përpjekje për të bindur partinë e djathtë ligj dhe drejtësi, të rrisnin pagesat e tyre të paaftësisë dhe përfitimet për kujdestarët e tyre.

Sindroma Down është forma më e përhapur gjenetike e paaftësisë intelektuale dhe prek rreth një në 1 mijë persona në botë sipas OBSH. Pasi nxori në pah vuajtjet e përditshme të personave me aftësi të kufizuara, si asnjëherë më parë, protesta pati pasoja të dukshme në ndërgjegjësimin public, për fondet shtesë publike që nevojiteshin për të garantuar mirëqenien e tyre.