5 mijë dollarë për të brendshmet e gruas së Hitlerit

Një palë të brendshme që besohet se janë veshur nga gruaja e Adolf Hitler, Eva Braun, u shitën për rreth 5000 dollarë amerikanë të enjten në ankand. Mbathjet ngjyrë rozë ishin pjesë e një koleksioni europian nga Lufta II Botërore dhe u shitën bashkë me një kanotiere që gjithashtu i përkiste gruas së diktatorit nazist.

Gjatë ankandit të organizuar nga britanikët e “Humbert & Ellis” u shit edhe një byzylyk floriri me një kry nazist të gdhendur në të, që i përkiste gruas së liderit tjetër nazist, Hermann Göring.

Eva Braun ishte e dashura e Hitlerit por u bë gruaja e tij zyrtarisht në vitin 1945, para se të dy të vrisnin veten pikërisht në ditën e martesës. Përfaqësues së kompanisë që organizoi ankandin thanë se blerësi ishte nga brenda Mbretërisë së Bashkuar, por nuk pranoi të identifikohej.