Ylli i Frankfurtit padit nënën e tij për një arsye të çuditshme

Një ngjarje e çuditshme vjen nga Gjermania. Danny Da Costa, futbollist i Eintracht Frankfurt, ka denoncuar nënën e tij sepse, sipas tij, i ka vjedhur 6 fanella të vjetra.

 

26-vjeçari, i cili luan si mbrojtës i djathtë, pretendon se nëna e tij duhet t’i kthejë fanellat të cilat i vishte kur luante me të rinjtë e Bayer Leverkusen. Nga ana e saj, nëna e futbollistit gjerman thotë se ato fanella ia ka bërë dhuratë i biri.

Kjo çështje, sipas Bild, tashmë do të zgjidhet në Gjykatën e Këlnit më datë 27 shtator, nëse deri atëherë nuk pajtohen.