Universitetet e rretheve drejt “falimentimit”

Arsimi i lartë është në një krizë të thellë. Por në një situatë më alarmante janë universitetet e rretheve. Një pjesë mirë e programeve të studimit në 6 Universitete janë praktikisht të mbyllura, pasi prej vitesh nuk kanë fare studentë.

Kjo gjë reflektohet edhe në mbylljen e raundit të parë të regjistrimeve, pasi janë 40 programe studimi që nuk kanë asnjë student. Më shqetësuese situata është në universitetin “Eqerem Çabej”, në Gjirokastër, ku nga 24 programe studimi, vetëm 3 prej tyre kanë më shumë se 10 studentë të regjistruar.

Ndërkohë që 20 programe e tjera ose nuk kanë asnjë të regjistruar ose maksimumi 3 studentë. Drejt ‘falimentimit’ është edhe Universiteti “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, pasi ka 15 programe studimi me më pak se 3 studentë, ndërkohë që 7 prej tyre ka zero regjistrime. Edhe në universitetet e qyteteve të tjera si Shkodër, Durrës, Vlorë dhe Korçë ka minimalisht nga 4 programe që asnjë maturant nuk ka preferuar në regjistrohet.

Degët më pak të preferuara në këto universitete mbetën gjuhët e huaja, shkencat ekzakte si fizika dhe matematika, ato shoqërore,por edhe degët e ndryshme të mësuesisë.

PROGRAMET E STUDIMIT QË KANË 0-3 STUDENTË

Universiteti Eqerem Çabej, Gjirokastër
Histori dhe Gjuhë Italiane

Fizikë dhe Teknologji Informacioni

Gjuhë Italiane

Gjuhë dhe Letërsi Shqipe

Matematikë Fizikë

Matematikë Informatike

Biologji Kimi

Histori Gjeografi

Mësuesi për Arsimin Parashkollor

Mësuesi për Arsimin Fillor (kl. I-VI)

Program Profesional 2-Vjeçar “Librar dhe Biblotekar”

Universiteti “Aleksandër Xhuvani” Elbasan
Histori dhe Gjuhë Gjermane

Histori dhe Gjeografi

Fizikë Kompjuterike

Gjuhë Frënge

Matematikë – Fizikë

Matematikë – Informatike

Gjeografi dhe Gjuhë Italiane

Gjuhë Italiane

Gjuhe Shqipe dhe Rome

Filozofi – Sociologji

Edukim Qytetar

Gjuhë Shqipe dhe Frënge

Gjuhë Shqipe dhe Frënge

Universiteti “Fan Noli” Korçë

Filozofi Sociologji

Mjekësi e Bimëve dhe Hortikulturë

Mësuesi për Arsimin Parashkollor – 0 regjistrime

Gjuhë dhe Kulturë Frënge – 2 studentë

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë
Kimi

Fizikë

Gjuhë Italiane

Arsimin Fillor

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës
Histori

Menaxhim i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme

Menaxhim Turizëm Arkeologjik

Universiteti “ Luigj Gurakuqi” Shkodër
Fizikë

Gjuhë Frënge

Histori

Gjuhë Italiane/ Klan Plus