U tha se është lidhur me një femër, reagon “Paloma” (Foto)

Para disa ditësh aktorja e njohur meksikane Silvia Navarro, e cila u bë shumë e njohur në Shqipëri falë rolit si “Paloma” në telenovelën “Kur ti të jesh e imja”, u vu në qendër të vëmendjes së mediave. Shkak për këtë u bë një foto e postuar në profilin e saj të Instagramit, ku shfaqej në shoqërinë e një femre duke u përqafuar dhe krahas fotos shkruante: ‘Ne duhemi’.

Fansat e 41-vjeçares filluan me kritikat dhe lindën aludimet se aktorja ishtë në një lidhje dashurie me vajzën në foto. Ditën e sotme Silvia ka vendosur të reagojë duke treguar se mes tyre nuk ka asgjë më shumë se miqësi.

Aktorja ka shpërndarë një foto tjetër me vajzën në fjalë gjatë pushimeve dhe ka shkruar: “Oh jo,çfarë ngatërrese u bë, epo ja pra: “Është shoqja ime, jo e dashura ime… por e dua.”- është shprehur  ajo. Po ashtu i ka kërkuar një faljë publike mikeshës së saj për skandalin e krijuar dhe në fund ka shtuar: “Dhe duajini të gjithë, për këtë kemi ardhur në jetë”.