“The Secret Riscue”, tregim dramatik kushtuar shqiptarëve që shpëtuan 30 amerikanë nga nazistët gjermanë

Nga Skifter Këlliçi, Boston

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, nga 8 nëntori i vitit 1943 deri më 6 janar të vitit 1944. Një avion luftarak amerikan C53, në bordin e të cilit ndodheshin 30 ushtarakë amerikanë, 13 mjekë, 13 ndihmës mjekë dhe 4 pjesëtarë të ekipazhit me gjithë radistin, u nis nga baza ushtarake amerikane nga Katania për në Bari, për të tërhequr ushtarë amerikanë të plagosur në luftime me forcat naziste. Befas pa arritur në aeroportin e Barit, shpërtheu stuhi e tmerrshme. Avioni lëkundet në ajër si anije midis dallgësh. Jo vetëm kaq por edhe qëllohet nga kundërajrorët armiq. Për këtë të papritur vihet në dijeni edhe vetë Presidenti i SHBA-së, Ruzvelt, që ndjek me shqetësin fatin e amerikanëve në avionin e zhdukur. Pilotët nuk dinë ku ndodhen, të përhumbur, midis tokës dhe qiellit të panjohur. Befas shquajnë një fushtrirë të zbardhëllyer dhe vendosën ta ulin avionin atje. Zbresin prej tij, pa ditur se në çfarë vendi ndodhen. Ata priten nga vendas që flasin një gjuhë të huaj, që nuk ngjan me asnjë gjuhë që njohin por çuditërsht midis tyre njohin edhe një vendas që di anglisht dhe tregon se quhet Hasan Glina, se e ka mësuar anglishten në shkollën Teknike të Fullcit. Ai u tregon se është partizan, se ata ndodhen në tokë shqiptare, në një fshat të Belshit dhe i siguron se ata kurrë nuk do të bien në duart e pushtuesve nazistë.

Cili ishte fati i mëtejshëm i këtyre 30 amerikanëve djem dhe vajza, jo më shumë se 20-30 vjeç që ranë aksdentalisht dhe që u pritën përzëmërsisht nga banorët e fshatrave shqiptare? Këtë e tregon më së miri shkrimtarja amerikane, Cate Lineberry në librin e saj “Secret Riscue”. Amerikanët të udhehequr prej Glinës arritën në Berat, ku kaluan disa ditë të strehuar nga qytetarët e këtij qyteti. Ata përshkuan itinerarin: Vërzhezhdë, Lavdar, Krushovë, në Korçë, për të zbritur në Panarit, Përmet, Sheper, Gjirokastër, pastaj në fshatra të Vlorës, Kuç, Gusmar, Tërbaç, Dukat dhe më së fundi në bregdetin e Karaburunit, ku një anije e ushtarake angleze pas gati dy muajsh i mori dhe i ktheu në Bari.

Veçanërisht tërheqëse në këtë libër janë peripetitë që ky grup kaloi në rrethinat e aeroportit të Gjirokastrës, në pritje të ardhjes së avionëve amerikanë për t’i marrë, aksion që nuk arriti të realizohej sepse avionët u goditen me artileri nga forcat gjermane, që sapo ishin vendosur në këtë qytet. Grupi i amerikanëve, nëpër shi e dëborë, të ftohtë të acartë, të strehuar nga fshatrarë bujarë shqiptarë, më së fundi arrinë në bregdetin e Karaburunit dhe ajo që është më e rëndësishme, qoftë forcat partizane, qoftë edhe forcat balliste, sidoqë në luftë midis tyre, bëjnë ç’është e mundur që amerikanët, tejet i sfilitur, të dërmuar, të ligështuar, të gjejnë e rrugën e shpëtimit nga ndjekjet e njesive të zbulimit gjerman, të cilët sado që u përpoqën, nuk ia arritën qëllimit që t’i zinin amerikanët robër.

Me shumë dashuri dhe ngrohtësi, Cate Lineberry përshkruan sakrificat e fshatarëve të krahinave të mësipërme të Shqipërisë së jugut, që ndanë me amerikanët edhe kafshatën e fundit të bukës, që i mbajtën, u kujdesën për ta, si për vëllezërit dhe fëmijët e tyre. Ata vunë veten e tyre në rrezik, sepse në rast se gjermanët do t’i pikasnin, do t’i vritnin pa asnjë ngurrim edhe ata si amerikanët.

Libri mbyllet me kapitullin mirënjohje. E dashuruar pas kësaj historie kaq emocionuese, të cilin e ka përshkruar me stil që të rrëmben nga faqja e paë deri tek faqja e fundit, Lineberry përshkruan edhe takimet e saj me pasardhësit e atyre fshatatëve dhe partizanëve, që shpëtuan pjesëtarët e grupit amerikan, kur ajo bëri një vizitë në Shqipëri, pas rrrëzimit të diktaturës komuniste. Kostaq Stefa, që ishte diplomuar në Shkollën Amerikane dhe që pastaj kishte studiuar në Universitetin e Bolonjës, si partizani Hasan Glina, la gruan dhe fëmijët e vegjël dhe shoqëroi amerikanët deri në fund të eskursionit ptej qindra kilometrash. Pas vendosjes së diktaturës komuniste, ai u burgos, u torturua dhe më 1947 u dënua me vdekje, pikërisht për këtë akt aq të lartë-shpëtimin e grupit të amerikanëve, aleatët tanë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kur Presidenti amerikan, Uillson mbrojti të drejtat e kombit shqiptar në Konferencën e Paqes në Versajë më 1918-20, vazhdoi me misionet anglo-amerikane gjatë Luftës, u zhbi pastaj plot mllef me urrejtje nga Enver Hoxha, cili u shkëput plotësisht nga Perendimi por me rënien e diktaturës komuniste, u ripërtëri edhe më e fortë. Nga kjo pikëpamje, libri “The Secret Rescue” i shkrimateres amerikane Cate Libeberry është një ndihmesë kuptimplotë në këtë drejtim.