Shokoi Interin me Slavian, Olayinka: Gati të vesh fanellën e Shqipërisë!

Ish-sulmuesi i Bylisit dhe Skënderbeut, Peter Olayinka befasoi “San Siro”-n në Champions League. Në një intervistë të dhënë për mediat çeke, sulmuesi i Slavias së Pragës ka folur për dëshirën që një ditë të mbajë të veshur fanellën e Shqipërisë.

Një ide e tillë u përhap gjatë kohës kur në krye të kombëtares ishte Gianni de Biasi, por nuk do të ndodhte asgjë.

“Kishte shumë diskutime rreth kësaj mundësie dhe nuk kam qenë kundër. Në një moment isha shumë afër, le të themi 60 me 40, për t’iu bashkuar Shqipërisë. Unë mësova pak gjuhën dhe më tërhiqte ideja. Nuk është bërë ende realitet, por nëse çdo gjë shkon në rregull, do të dëshiroja të luaja për ata”, deklaroi Olayinka.