Saimir Vishaj: Edhe sikur të dënohet, Saimir Tahiri nuk arrestohet sot

Gjyqtarët janë mbledhur në Dhomën e Këshillimit për të vendosur për ish-ministrin Saimir Tahiri. Ndërkohë në një lidhje telefonike për Ora News avokati penalist Saimir Vishaj sqaron se në gjykimin e shkurtuar nuk do të thotë që pranohet fajësia.

Madje shton se edhe nëse sot do të shpallet fajtor Saimir Tahiri nuk do të arrestohet.

Ky vendim sot nuk nis pasojat juridike sepse sërish ai do të ketë cilësinë e të pandehurit edhe sikur të marrë pafajësi dhe pafajësi. Vetëm kur vendimi merr formë të prerë. Nuk ka asnjë arrestim sepse ka një masë sigurie që ka efekte juridike derisa vendimi të marrë formë të prerë. Në rastin konkret 15 ditë pasi të shpallet ose në rastin e Gjykatës së Posacme 45 ditë pasi të zbardhet”,- tha Saimir Vishaj.

Prokuroria kërkoi 12 vite burg për Saimir Tahirin, ndërkohë ish-ministri i Brendshëm kërkon pafajësinë.