“Qytet Studenti” nën flakë (Foto-Video)

Një banesë private është përfshirë nga flakët rreth orës 15:15 të ditës së sotme pranë Poligonit në Qytet Studenti.

Fillimisht zjarri ka rënë te shkurret dhe barishtet te Poligoni, ndërsa më pas i favorizuar edhe nga era është përhapur me shpejtësi duke përfshirë një banesë që ndodhet pranë.

Banorët me mjete rrethanore, por edhe zjarrfikësja po vijojnë luftën me flakët për të shuar zjarrin. Tirana është mbuluar nga shtëllungat e tymit.