PD: Gjiknuri në burg, Balla: Është eksperti më i mirë për Reformën Zgjedhore

Pas ftesës së kryeministrit Edi Rama dhe qëndrimit të bashkëkryetarit të Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri, kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla, përmes një deklarate për gazetarët nga jashtë Kuvendit, i ka bërë thirrje PD-së dhe opozitës që të marrin pjesë në këtë Komision. ”Çdo ditë e humbur është e shkuar dëm. Diskutimi i iniciuar nga OSBE është një qasje e parë për të kuptuar se çfarë artikulojnë partitë e vogla në lidhje me propozimet e tyre, megjithëse unë mendoj se e rëndësishme është adresimi i të gjitha rekomandimeve të OSBE/ODIHR. Gjiknuri është një ndër ekspertët më të mirë të reformave zgjedhore nga viti 2007. Është eksperiencë e dobishme për përkthimet e OSBE në amendamentet e reformës. Asnjëra palë nuk mund të zgjedhë palën tjetër. Në parimet themelore të të drejtave të njeriut, askush nuk mund të paragjykohet sa kohë që nuk ka vendim gjykata që provon fajësinë e tij”, tha Balla duke iu përgjigjur Gazment Bardhit, i cili më parë theksoi se “Damian Gjiknuri dhe ata që kanë bashkëpunuar me krimin e organizuar për të shkatërruar zgjedhjet duhet të ndiqen penalisht e të shkojnë në burg”.

Pjesë nga deklarata dhënë për gazetarët jashtë Parlamentit

Secili duhet të sjellë këndvështrimet e veta që zgjedhhjet e 2021 të bëhen me një kod të ri zgjedhor. Është një kod shumë e shkurtër që nga momenti që do të nisin këto ndryshime deri në miratimin e tyre do duhet një kohë e caktuar. Impementimi i teknologjisë në zgjedhje kërkon kohën e saj. Cdo ditë e humbur është e shkuar dëm. Diskiutimi me OSBE është një qasje e parë për të kuptuar disa propozime që mund të kenë lifdhur me sistemin. Ajo që duhet të jetë e rëndësishme lidhet tërësisht me adresimet e OSBE.

Unë dje kam theksuar edhe nevojë të fokuksohemi te ligji i partive politike për financimet e tyre. Duhet adresuar për të reduktuar vulnerabilitetin e financimeve te PD. Unë nuk jam dakord me këtë qasje të PD që vendos kushte për përfaqësuesit e PS. Gjiknuri është një nga ekspertët më të mirë për hartimin e reformës zgjedhore. Unë nuk dua të hyj asapk në këtë debat pa kuptim. Kjo është e pakuptimtë. Kemi një situatë të tillë, në komision nuk ka përfaqësues të PD apo LSI.

Në parimet themelore të drejtave të njeriut askush nuk duhet të paragjykohet nëse nuk ka një vendim gjykatë që provon fajësinë e tij. Kemi pranuar edhe kërkesën. Koha në dispozicion është e shkurtër. Kodi Zgjedhor miratohet nga Kuvendi i Shqipërisë. Rama nisur nga kjo nevojë për të respektuar votën e shqiptarëve i ka bërë një ftesë që të jenë pjesë e tryezës. Në demokraci kundërshtari përballet dhe nuk zgjidhet.

Qeveria gjermane e ka mbështetur dhe e mbështet fillimin e bisedimeve për anëtarësim. Sipas Raportit të Bundestagut Reforma në drejtësi është model dhe lidhet me dy kapitujve me thelbësore për anëtarësim. Mezi pres që Kuvendi i Shqipërisë ta ushtrojë të drejtën sa më shpejt.