Në pritje të vendimit, çfarë po ndodh tek Krimet e Rënda

Ka kaluar gati 5 orë nga koha kur gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda do duhej të jepte vendimin për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri por ende nuk ka asnjë njoftim. Ndonëse Gjykata e Krimeve të Rënda është kthyer në skenën ku janë drejtuar të gjithë sytë, verdikti me sa duket është i vështirë për gjykatësit.

Nga momenti në moment trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Ardit Mustafai, Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka pritet të japë vendimin për Tahirin, i cili akuzohet për “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”, në kuadër të dosjes ‘Habilaj’.

Ndërkohë Saimir Tahiri ndodhet në ambinetet e gjykatës, siç tregojnë dhe fotot më poshtë, të realizuara në orën 21:30.