Në prag të vendimit për Tahirin, Rama publikon foto me makina

Teksa vendimi për Saimir Tahirin po vonon prej më shumë se 5 orësh, kryeministri Edi Rama njofton në Facebook një aktivitet në Shkodër, ku do të prezantohen makinat antike.

“NESER NE SHKODER NJE SHFAQJE UNIKALE e organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor Shqiptar🤩

Pas shfaqjes së suksesshme në Korçë, RetroAlbania, krijesë e #DPTRRSH rishfaqet në Shkodër, me mjete historike nga jashtë kufijve😉

#DPTRRSH meriton një duartrokitje👏 Një ide e bukur, e ardhur nga një institucion që po transformon vetveten dhe shërbimet për qytetarët, falë një skuadre të re që punon pa orar e një drejtimi largpamës, këmbëngulës e kreativ” – shkruan ai.