Le të më kërkojnë nesër

Poezi nga: Jorge Carrera Andrade
Përktheu: Maksim Rakipaj

Nesër le të më kërkojnë,
sot, takim me dallëndyshet kam.
Puplat i kanë të qullura prej shiut të parë,
mesazhe të freskëta sjellin nga foletë qiellore.
Dritaret kthejnë kanate të lëbyrura
që beftas shuhen si profeci të mjegullta.
Një vend pjellor ishte dje vetëdija.
Sot një fushë me gurë është.
Heshtjes i dorëzohem,
por klithmat e zogjve i kuptoj
meket klithma e tyre gri
përballë dritës së mbytur prej shiut të parë.