Kosova s’di të ndalet, rrëmben edhe ish-sulmuesin e Juventusit

Kosova nuk di të ndalet në grumbullimin e futbollistëve më cilësorë që luajnë në kampionatet kryesore europiane. Paraqitjet e mira në sfidat e fundit duket se e kanë ndihmuar për të tërhequr lojtarë që kanë qenë në mëdyshje.

 

Emri i fundit që pritet t’i bashkohet ekipit të Kosovës sipas asaj që shkruan Indeksonline është Andi Zeqiri. Sulmuesi u huazua nga Juventusi sezonin e kaluar dhe u rikthye sërish tek ekipi i tij i lindjes, Lausanne. 20-vjeçari luan në Kategorinë e Dytë dhe në 6 ndeshje ka realizuar 6 gola.

Zeqiri grumbullohet nga Zvicra U-21, madje në ndeshjen e fundit të vlefshme për Europianin e U-21 realizoi 2 gola ndaj Lihtenshtejnit. Zeqiri ka qenë prej kohësh në negociata me Kosovën dhe tashmë më në fund është bindur.

Image result for zeqiri joueurs du lausanne sport