Këmbimi valutor/ Paundi dhe Dollari fillojnë të forcohen, vazhdon të dobësohet Euro

Monedha e Eurozonës është dobësuar sërish këtë të Enjte duke kapur kuotën e 120.9  lekëve, referuar të dhënave të Credins Bank.

Ndërkaq Dollari Amerikan është forcuar me 0.5 pikë duke kapur nivelin e 109.5 lekëve.

Paundi Britanik ka shënuar rritje gjithashtu me 0.5 pikë duke u ngjitur në vlerën e 136.5 lekë.

Franga Zvicerane vazhdon të qëndrojë në nivelin e 109.7 lekëve. Sa i përket Dollarit Kanadez dhe atij Australian janë këmbyer sot me përkatësisht 82.3 lekë dhe 74 lekë.