Gjyqtari goditet me shpullë në Krujë dhe më pas jep penallti (VIDEO)

Një skandal i vërtetë ka ndodhur në ndeshjen ndërmjet Kastriotit dhe Egnatia në javën e parë të Kategorisë së Parë. Ndeshja ishte në barazimin 3-3 dhe u mendua se gjithçka do të mbyllej në atë mënyrë, por drejtori sportiv Gazmend Vogli ka goditur gjyqtarin e katërt.

 

Policia nuk ka reaguar edhe pse ndodhej metra larg. Kastrioti fitoi një penallti dhe ndeshja përfundoi me rezultatin 4-3. Për delegatin dhe vëzhguesin, nuk ndodhi asgjë.