Gjykata dënon Saimir Tahirin me 5 vite, por nuk do bëjë asnjë ditë burg

Gjykata për Krimet e Rënda ka vendosur sot dënimin me 5 vite burg të Saimir Tahirit. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai do të dënohet vetëm 3 vite, shërbim prove.

Praktikisht Tahiri nuk do të bëjë asnjë ditë burg. Pra vendimi është një tallje me drejtësinë dhe me popullin.

Gjyqtarët Flora Hajredinaj, Irena Gjoka dhe Ardit Mustafaj kanë rrëzuar tre akuzat e Prokurorisë që lidheshin me trafik droge dhe e kanë dënuar ish-ministrin vetëm për shpërdorim detyre. Saimir Tahiri u akuzua nga Prokuroria e Përgjithshme për tre vepra të rënda penale “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”, në kuadër të dosjes ‘Habilaj’.

“Gjykata më tha që nuk jam kriminel, nuk jam trafikant, nuk jam pjesë e një grupi kriminal. Por meqë disa kushërinj të mi kanë qenë me probleme duket duhet të dënohem për shpërdorim detyre. Mu duk një gjë e tipit ‘je i pafajshëm, por s’kemi këllqe të ta themi”,- tha Tahiri për mediat pas vendimit.

Lidhur me rrëzimin e provave t prokurorisë për trafik droge dhe grup i strukturuar kriminal Tahiri u shpreh: Dy vjet jam hetuar si trafikanti më i madh i Shqipërisë, ça t’ju them? Jam hetuar si pjesë e një grupi kriminal që ka bërë trafik droge. Sot gjykata thotë jo nuk e ke bërë këtë, nuk je as pjesë e grupit kriminal, nuk je as trafikant, nuk ke bërë trafikant droge, nuk ke ndihmuar në trafik droge, por meqëe kushërinjtë ke shpërdoruar detuyrën. Çfarë tu them juve. Zoti ju ruajtë, ishalla nuk ju përdor njeri emrin se hëngrët”,- tha ish-ministri, Saimir Tahiri.

FOTO/Saimir Tahiri pas dhënies së vendimit 

FOTO/Samir Tahiri, në ambientet e Gjykatës për Krime të Rënda, duke pritur dhënien e vendimit