Erozioni “zhduk” plazhin në Kune

Erozioni në Kunë Vain po bëhet gjithmonë e më agresiv. Vetëm në harkun e dy viteve të fundit deti ka marrë plazhin në grykëderdhjen e Drinit, ndërsa sipas ekspertëve në 10 vite ka avancuar 200 metra në drejtim të tokës.  

Deri dy vite më parë në zonën përreth grykëderdhjes së Drinit në Kune Vain bëhej plazh.

Por tashmë sipërfaqja e rërës nuk ekziston më, pasi është përpirë nga deti i cili sipas ekspertëve ka avancuar me 2 metra drejt tokës në 10 vitet e fundit.

Jak Gjini: “Deti po avancon nga 2.5 metër çdo vit në drejtim të tokës. Nga viti 1970 deri më sot që vetëm për Kunë Vain janë tjetërsuar 362 ha”

Specialisti i Mjedisit Jak Gjini thotë se erozioni detar në Kunë-Vain është mjaft agresiv, ndërsa tregon edhe shkaqet e këtij fenomeni.

Jak Gjini: Që nga momenti kur u bë sistemi hidrik i fushës së Zadrimës me idenë që bujqësia të ketë kanale dhe le ta marrë ujin për ujitje, por dekadë pas dekate u provua se kjo ndërhyrje nuk është e mjaftueshme nëse nuk lemë në shtratin e vjetër të lumit Drin të paktën 30 metra kub në sekondë prurje ujore. 

Alarmi për shkatërrimin Kune-Vainit nga erozioni detar është dhënë prej vitesh, ndërsa ekspertet e mjedisit thonë se në rast se nuk do të merren masa nuk do të jetë e largët dita kur kjo perlë e natyrës do të zhduket.

/Ora News