Edi, ejani investoni, të keni fatin e Fadi Mitrit!

Nga Dritan Kaba –

Edi në Pulia të Italisë duke folur në një panel me investitorë italianë, ai iu drejtua : Eja investoni, por po nuk shkuat tek Engjua mund të përfundoni edhe si ky këtu!

Shqipëria është vend i garantuar për investimet e huaja, tha Edi.

Ja shikoni këtë në foto. Edhe pse kanë kaluar plot tre vjet nga dhuna e ushtruar ndaj tij ende nuk janë gjetur autorët, që e rrahën dhe goditën me shkopa bejsbolli këtë investitor.

Ky shtet ju pret në Shqipëri.

Ejani të dashur investitorë!

P.S. Ky është Fadi Mitri, investitori i huaj, shtetas libanezo-amerikan, që u tërhoq nga investimi i plot 150 milion eurove, pas dhunës, presioneve dhe kërcënimeve të ushtruara ditën për diell. U kërcënua në zyrat e tij, u rrah dhe u gjymtua në rrugën e Rinasit.