Edhe politikanët po merren me Pukkin, Macron merr një dhuratë interesante nga kryeministri finlandez

Teemu Pukki është futbollisti që ka shkaktuar befasinë më të madhe në Premier Ligë këtë edicion.

Finlandezi është golashënuesi i dytë më i mirë në elitë me 6 gola, 1 më pak se Sergio Aguero dhe Tammy Abraham.

Pukki sivjet i ka shënuar gol skuadrave më të mëdha si Liverpooli, Chelsea e Manchester City.

Forma e tij e mirë përveç që po bën krenarë finlandezët, po i shtynë të merren me të edhe politikanët.

Kryeministri finlandez Antti Rinne po qëndron për vizitë zyrtare në Paris.

Ai i ka bërë një befasi interesante presidentit francez Emmanuel Macron, duke i dhuruar një fanellë të Pukkit.