Dyrnjaja: Shqiptarëve u janë neverit të gjithë politikanët

Gazetari Denis Dyrnjaja i ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora u shpreh se shqiptarëve u janë neverit të gjithë politikanët, prandaj 85% e qytetarëve i refuzuan.

Dyrnjaja: Të thuash të vërtetën për opozitën nuk do të thotë që je me Ramën. Rama është problemi dhe duhet hequr, por si? Kush do ta heqi Ramën?  Do ta heqi grupi opozitar? A kanë këta besueshmëri? A ishin këta dje në pushtet? Kanë bërë këta afera korruptive? Janë të sigurtë njerëzit se këta nuk do të përsërisin veten. Këto janë pikëpyetjet. Kjo është çështja. Prandaj Rama tërhiqet në pushtet. Ky është më i korruptuar se këta, por nuk duan të riciklojnë. 85% e shqiptarëve jo se nuk shkojnë për Ramën, por nuk shkojnë se u janë neverit gjërat.