Çfarë i ndodhi në fëmijëri Victoria Beckham?

Victoria Beckham, një ndër ikonat botërore të modës ka zbuluar se në fëmijërinë e saj ka rënë pre e bullizmit.

“Më tallnin shumë në shkollë, isha e bulluar fizikisht dhe mendërisht”, tregoi ikona e modës për Glamour UK.

Për revistën ajo foli për ndryshimet që i shkaktoi mëmësia. Ajo tashmë është mamaja e 4-fëmijëve.

“Nga eksperienca ime flas me Harper-in dhe i them se si vajzat duhet ta trajtojnë dhe të jenë të sjellshme me njëra tjetrën. Është detyra jonë t’i tregojmë njerëzve të vegjël si të jenë të shëndetshëm dhe të lumtur”, përfundoi 45-vjeçarja.

Në fillim të kësaj jave, Beckham prezantoi koleksionin e linjës së saj të bukurisë, të quajtur “Victoria Beckham Beauty”.