Peter Olayinka: Nga dënimi më i madh në historinë e UEFA-s te goli në “San Siro”

Peter Olayinka shënoi mbrëmjen e djeshme nj gol historik për skuadrën e tij Slavia e Pragës, në duelin ndaj Interit në “San Siro”, edhe pse më pas zikaltërit shënuan golin e barazimit në kohën shtesë. Gazeta prestigjioze spanjolle “Marca” i ka dedikuar një shkrim, ku ka shpjeguar historinë e tij, e cila është e lidhur me atë të Skënderbeut.

 

“Befasitë e futbollit bënë që Peter Olayinka të ketë qenë pjesë e skuadrës shqiptare të Skënderbeut për pak vite, e cila u pezullua 10 vite nga garat europiane për fiksimin e ndeshjeve. Ai shënoi golin e barazimit befasues të Slavia Praga kundër Interit në “San Siro” (1-1). Kjo ka qenë surpriza e parë e madhe e Ligës së Kampionëve (2019-2020). Karriera e tij kaloi përmes një dënimi 4 mujor.

Futbollisti, i cili stërvitej në Nigerinë e tij të lindjes, u bë pjesë e kategorive më të ulëta shqiptare. Ai shkoi te Bylis i Ballshit, aty hodhi hapat e parë në futbollin e Kontinentit të Vjetër. Në vitin 2013, karriera e tij pësoi pengesën e parë. U dënua nga FIFA për largimin nga Bylisi, edhe pse kishte një kontratë të vlefshme (shkoi te Kukësi). Për të mos u stërvitur përsëri me klubin e tij të vjetër, Olayinka luajti për Yenicami, në Ligën e Qipros Veriore, e cila nuk njihet nga FIFA. Atje mund të luante gjatë asaj kohe. Puna e tij e mirë bëri që të nënshkruajë për një nga skuadrat e mëdha të Shqipërisë, Kukësi. Një transferim i diskutueshëm, që çoi në pezullimin e tij 4-mujor nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Milano (Itali), 09/17 / 2019.- Slavia Pragues Peter <HIT> Olayinka </HIT> feston duke shënuar 0-1 goaL gjatë ndeshjes së futbollit të grupit F të UEFA-s në Ligën e Kampionëve ndërmjet Interit dhe SK Slavia Prague në Giuseppe Meazza stadiumi në Milano, Itali, 17 Shtator 2019. (Liga e Kampionëve, Itali, Pragë) EFE / EPA / MATTEO BAZZI

Ai kishte nënshkruar për dy klube njëherësh, sepse përveç Kukësit, kishte firmosur edhe me Skënderbeun, një tjetër skuadër e madhe shqiptare. Pas atyre katër muajve pezullim, ai u kthye te Skënderbeu, ku jetoi një episode, për të cilin nuk mund të jetë ndier shumë krenar. Dënimi më i ashpër në historinë e UEFA-s u dha për klubin që bëri histori në Ligën e Kampionëve (2014-2015), që arriti deri në “play-off”-in e fundit. Skënderbeu u eliminua nga Dinamo Zagreb (6-2 në total), një përballje që krijoi mjaft dyshime.

Skënderbeu u pezullua 10 vite nga garat europiane për manipulim ndeshjesh. UEFA pretendoi se kjo skuadër shqiptare kishte trukuar deri në 53 ndeshje të Superligës. Ndeshja kthyese kundër Dinamo Zagreb ishte, gjithashtu, nën mbikëqyrje. Nga Shqipëria, Peter Olayinka u largua drejt Belgjikës, para se të zbarkonte te Slavia Praga (2018-2019), e cila pagoi 3.2 milionë euro për nigerianin. Goli i tij i parë në Champions u shënua në “San Siro” dhe siguroi një pikë të vlefshme në shtëpinë e Interit. Futbolli më në fund i buzëqesh Olayinka”.