Lista/ Cilat rrugë do të financojë buxheti në 2020? Dokumenti: Me PPP në 2019 ndërtohen …

Në tre vitet e ardhshme, buxheti për infrastrukturën rrugore pritet të pësojë një rritje të ndjeshme. Referuar programit buxhetor afatmesëm 2020-2022 për invetsimet publike synohet ruajtja e raportit prej 5 % ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Sa i përket infrastrukturës rrugore, projektdokumenti i programit buxhetor afatmesëm parashikon perqendrimin e financimeve buxhetore për kompletimin e akseve të rëndësishme nacionale Thumanë-Vorë-Kashar, Kashar-Rrogozhinë, Milot-Balldren, Orikum Dukat dhe Kardhiq-Delvinë si dhe Bypaset e Fierit dhe Vlorës.

Në dokument evidentohet se numri i kilometrave të ndërtuara në përmbushje tëkontratave koncesionare/PPP për vitin 2019 pritet të jetë 75 kilometra dhe deri në vitin 2022 do të shkojë në 115 kilometra.

Një rëndësi e veçantë, sipas dokumentit, do të marrë rritja e sigurisë rrugore në të gjitha akset kombëtare ku synohet ulja e numrit të aksidenteve me pasojë humbje jetë njerëzisht dhe numri i pikave të zeza me 25 %. / SCAN