Kate Middleton shtatzënë për herë të katërt?! Ja tri sinjalet

Kate Middleton shtatzënë për herë të katërt? Thashethemet për një fëmijë tjetër në ‘Kensington Palace’ sa vijnë dhe shtohen. Mediat britanike të cilat citojnë njohës shumë të mirë të familjes mbretërore, zbulojnë tre sinjale që mund të tregojnë se Kate Middleton është shtatzënë dhe që njoftimi zyrtar është i pritshëm.

E dhëna e parë u shfaq ditën kur Kate dhe princi William shoqëruan dy fëmijët më të mëdhenj në shkollë. Dukesha kishte një model të ri flokësh dhe sa herë që kjo ka ndodhur në të shkuarën, ka pasuar një njoftim për një fëmijë.

E dhëna e dytë për një shtatëzani të re, të mundshme, duhet kërkuar në agjendën e takimeve të ardhshme të dukeshës, që është mbyllur. Do të marrë kohë të lirë- kanë thënë burime nga pallati mbretëror por ka nga ata që kujtojnë se shtatzanitë e mëparshme të Kate kanë qenë të komplikuara.

Dukesha gjithnjë ka vuajtur nga të vjellat e mëngjesit dhe kjo kohë e lirë që ajo ka marrë mund ti dedikohet një shtatëzanie të re. Ndërsa e dhëna e fundit vjen nga princesha Charlotte. Sipas mediave britanike, princesha 4 vjeçare, vazhdon t’u tregojë të gjithëve në shkollën e saj se mami do t’i bëjë një motër.