Ftesa publike e Ramës/ 1 orë në selinë blu, përfundon takimi i Bashës me aleatët

Ka përfunduar takimi i kreut të PD-së, Lulzim Basha me aleatët. Takimi zgjati rreth një orë, ndërsa u zhvillua në ambientet e selisë blu.

Nuk dihet ende se çfarë du diskutua në këtë takim, por mbledhja e Bashës me aleatët vjen pas ftesës publike që kryeministri Rama i bëri, më herët gjatë ditës së sotme, drejtuesve të opozitës.

Me një postim në facebook, Rama iu drejtua me një ftese publike krerëve të opozitës joparlamentare në vend, për bashkëpunim lidhur me finalizimin e Reformës Zgjedhore.

Ndërkohë, në një dalje për media më herët gjatë ditës së sotme, Basha e konsideroi tallje dhe provokim ftesën e Ramës, ndërsa tha se prioriteti absolut për Shqipërinë është t’i jepet fund krizës politike.