Boban: Derbi i Madoninës është unik, 6-0 ka qenë ndeshje e çmendur!

“Kur shpjegon futbollin, thuhet shpesh se nuk ka fjalë për të disa momente dhe derbi me siguri është njëri prej tyre”. Kështu është shprehur Zvonimir Boban në një intervistë të dhënë së fundmi në prag të derbit të fundjavës ndaj Interit. Drejtuesi i kuqezinjve ka qenë disa herë protagonist në këtë duel magjik, i cili dhuron shumë emocione.

 

“Nëse nuk ke luajtur nuk e kupton vërtet, dhe unë që kam luajtur nuk mund ta përshkruaj forcën, pasionin dhe presionin që ka një prag ndeshje e tillë. Më pas nëse ke guxim, personalitet dhe sapo të prekësh topin e parë emocionet zhduken. Nëse në ndeshjet e tjera duhet motivim shtesë, në këtë ndeshje ndodh e kundërta, duhet relaksim sepse ndryshe rrezikon të pushtohesh nga emocionet. Është një derbi unik në botë”, deklaroi drejtuesi i Milanit.

Boban kujton në veçanti dy derbi: “6-0 ka qenë e çmendur. Kemi arritur edhe një fitore 5-0 në Kupë, por nuk është e njëjta gjë. Ka pasur edhe humbje, por fitorja të jep një tjetër emocion, të argëton. Mua më kujtohet një gol i shënuar ndaj Frey, të cilin i mora kohën (ndeshja u mbyllë 2-2). Jam shumë i lidhur me atë gol, pasi i vodha shumë shpejt kohën kundërshtarit”, deklaroi Boban. /R.Lika-Koha Jone/