Vetting-u në polici/ Zv.ministri i Brendshëm: Të kryhet me cilësi dhe jo shpejtësi

Zv.ministri i Brendshëm, Julian Hodaj ka dalë në një deklaratë për media për ecurinë e Vettingut në Polici.

Hodaj tha se kërkohet që procesi i vettingut në polici të kryhet me cilësi dhe jo shpejtësi. Zv.ministri i Brendshëm, Hodaj tha se 45 dosjet e para janë drejt përfundimit, ndërsa për 200 të tjera vijohet puna paralelisht.

“Ministria e Brendshme nuk ka tagër të kërkojë të dhëna. Kërkojmë që procesi i vettingut në polici të kryhet me cilësi dhe jo shpejtësi”, tha ai.

“Me ndryshimin e ligjit, ndryshoi dhe numri i punonjësve që do i nënshtrohen vettingut. Procedurë e njëjtë vlerësimi për të gjithë punonjësit. Nga analizat paraprake vetëm 120 punonjës policie kishin deklaruar pasurinë”, tha ai më tej.