Vasili: Skandali me stadiumin “Qemal Stafa”

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili e cilëson skandal rikonstruksionin e stadiumit “Qemal Stafa”. Në një reagim në Fabook, Vasili shprehet se nga 20 mijë vende që ishte hapësira e stadiumit, me investimet e reja janë shtuar vetëm 1777 vende, në një kryeqytet me 800 mijë banorë.

Reagimi i Petrit Vasilit në Facebook:

“Skandali!! Stadiumi Qemal Stafa kishte rreth 20 mije vende ne nje Tirane me rreth 170 mije banorë përpara viteve 90′.

Kjo Arena Kombetare me tre tribuna, çalamane dhe me nje kulle si paterice ka 21777 vende ne nje Tirane rreth 800 mije banore.

Tirana rritet 400% ndersa kapaciteti i stadiumit rritet shume shume pakëz me vetem me 9%.

Ne këtë lloj Arene Kombetare kurre nuk mund te zhvillohet ndonje finale e Champions League, Europa League apo kampionateve europiane, kjo për faktin se kjo ka një kapacitet me pak se 22 mijë vendesh, që është nën kufirin e kërkuar nga UEFA prej 40 mijë vendesh.

S’ke çi thua kesaj qeverie,vizionare te vertete. Edhe me shume nuk ju kerkojme dot,shkollepakesia kaq mendon”.