Transporti rrugor, 16 shërbime online

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR) ka regjistruar për periudhën janar-gusht 2019, një bilanc pozitiv arritjesh jo vetëm në të ardhurat financiare, por edhe për risinë e shërbimeve online në procesin e mirë administrimit dhe informatizimit të shërbimeve ndaj qytetarëve. DPSHTRR në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjetikës, kanë lehtësuar procedurat e qytetarëve dhe tashmë ofrojmë 16 shërbime online, që janë: Targë Prove, Targë e Përkohshme, Targë e veçantë, Targë jashtë serie, Targë suvenir, Vetëdeklarim i mjetit për regjistrim, vetëdeklarim ndryshim konstruktiv, Rezervim online takim në sportel, Certifikatë për transport rrugor, Ndërkombëtar të udhëtarëve, certifikatë për transport rrugor, ndërkombëtar të mallrave, Certifikatë ECMT/CEMT, Komoditeti për autobusë dhe taksi, Shto koleksionin RETRO, Vetëdeklarim mjeti i importuar Kit car.