Trajtime të gabuara, çdo minutë vdesin 5 njerëz në botë

“Çdo minutë vdesin 5 njerëz në botë për shkak të trajtimeve të gabuara”, kështu u shpreh kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit, Tedros Adhanim Ghebreyesus në Gjenevë. Në të gjithë botën 40% e pacientëve kanë pësuar lëndime në trajtimet ambulante, kurse në spitale kanë pasur probleme vetëm 10% e tyre. Në 150 vende me të ardhura të ulëta e të mesme 2,6 milionë njerëz madje kanë ndërruar jetë për shkak të trajtimeve jo të duhura mjekësore.

Gama e gabimeve është e madhe, që nga diagnoza jo e saktë e deri tek ilaçet e papërshtatshme. Po kështu kanë marrë rrezatimin jo të duhur ose janë infektuar gjatë trajtimit. Në statistikat e OBSH- së dalin edhe prerjet e gjymtyrëve të gabuara apo operacione në anën e gabuar në kokë te fëmijët.

Disa nga problemet kryesore që e cënojnë sigurinë e pacientëve janë gabimet mjekësore, kushtet higjeno-sanitare, furnizimi me medikamente, aparaturat e vjetruara dhe përdorimi i tyre, diagnostifikimi i gabuar e të tjera.