Tragjedi në qytetin shqiptar, treni përplas për vdekje një vajzë të mitur

Një aksident tragjik është regjistuar mesditën e sotme në qytetin e Klinës në Kosovë, ku një vajzë minorene është përplasur për vdekje nga treni.

Sipas dëshmitarëve, vajza e mitur ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit të rëndë, ndërkohë policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet.

Zëdhënësi i Policisë së Pejës, Driton Rugova ka deklaruar se ekipet janë në terren dhe se informacione më të detajuara për aksidentin do të jepen minutat në vazhdim.

Sipas policisë, aksidenti i rëndë ka ndodhur rreth orës 12:45.