Takimi i Bashës me aleatët, Vasili: Opozita, garanci për daljen nga kriza

Kryetari i PD, Lulzim Basha zhvilloi mbrëmjen e së hënës një takim me aleatët në qytetin e Durrësit. Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka deklaruar se opozita e bashkuar do të intensifikojë aksionin shumëplanësh. Ai thotë se ka një dakordësi të plotë për një platformë që zgjidh krizën e rëndë kushtetuese, politike dhe përfaqësimi.

“Opozita e bashkuar është e vetmja garanci për daljen nga kriza. Opozita kërkon hapjen e negociatave dhe jo demagogjinë e radhës”, mësohet se ka deklaruar Vasili. Më tej Vasili ka deklaruar se opozita është e vendosur për të çuar deri në fund aksionin e saj.

“Edi Rama është gjeneruesi dhe shkaku i krizës dhe jo zgjidhja. Interesi i tij i vetëm është që integrimi të dështojë. Mazhorancës i intereson kriza si alibi për grabitjen e koncesioneve”, është shprehur Petrit Vasili.