Shqiptari i vogël Beni “pushton” Times Square në SHBA

Beni është një vogëlush i veçantë shqiptar. Ai është prekur nga sindroma Down, por kjo nuk e ka ndaluar të jetë një fëmijë i lumtur dhe të shijojë jetën si bashkëmoshatarët e tij.

Sëfundmi ai ka pushtuar ekranin e madh në “Times Square” në New York. Në fotot e paraqitura në këtë ekran, Beni nga Kosova është i shoqëruar nga Fjolla Rraci, kujdestarja e tij, e cila shkon në mënyrë vullnetare dhe ndihmon fëmijët me sindromë si ajo e Benit, por edhe ata me autizëm.

Nëna e Benit, Gresa, ka qenë bashkë me të birin për ta përjetuar këtë moment shumë emocionues, kur fotografitë e Benit pushtuan sheshin “Times Square” në New York.

Fotografia e pesëvjeçarit Beni Godeni u përzgjodh në mesin e 100 më të mirëve në konkursin e përvjetshëm të Shoqatës Ndërkombëtare të Sindromës Down.