Reus humbet penallti ndaj Barcelonës, por arbitri gabon rëndë më pas (VIDEO)

Borussia Dortmund ka humbur një mundësi të artë për të kaluar në avantazh ndaj Barcelonës Në minutën e 57-të, Semedo shkakton penallti pas një faulli ndaj Sanchos. Nga pika e bardhë shkoi Reus, por portieri Ter Stegen do ta ndalte.

 

Gjithsesi arbitri do të gabonte pasi portieri gjerman, kishte kaluar vijën e portës në momentin e ekzekutimit dhe sipas rregullore duhej përsëritur.