Reperi i famshëm la shtatzënë ish-të dashurën e djalit? Zbulohet e vërteta

Reperi amerikan, Puff Diddy pushtoi faqet rozë pasi u fotografua duke prekur barkun e ish-të dashurës së djalit Lori Harvey.

Imazhet nxitën spekulimet se të dy janë në pritje të një fëmije, por jo. Burime pranë ciftit zbuluan se Diddy po prekte barkun e Lorit për ta komplimentuar për muskujt.

Ndërkohë, para disa ditësh, modelja Lori Harvey publikoi imazhe në plazh dhe askund nuk i dukej barku i fryrë. Lori ka përjetuar një romancë me djalin 25-vjecar të Diddy, Justin Combs, por lidhja e tyre mori fund para disa kohësh.

Ndërsa tetorin e kaluar, reperi Diddy i dha fund martesës me Cassie pasi kishin një dekadë bashkë.