Rasti Kajmaku/ Shehaj: Prokuroria e kapur! Sekretari i PS: Gabim njerëzor

Ish-deputeti demokrat, Agron Shehaj ka hedhur akuza të forta në drejtim të Prokurorisë në lidhje me çështjen e dekriminalizimit, ndërsa PD ka akuzuar tre të zgjedhur se kanë fshehur në formularin e dekriminalizimit ndalimet dhe dënimet e tyre.

“Zoti Kajmaku duhet shkarkuar. Ai ka gënjyer, duhet të futet në burg. Po të mos ishte PD, gjithë këta nuk do kapshin, prokuroria nuk po bën asgjë, për korrupsionin. Prokuroria nuk ka bërë asgjë, kur dëgjon ndonjë gjë nga PD thotë më sill provat. E kapur totalisht nga qeveria”, tha ish deputeti demokrat.

Për Sekretarin e PS Alfred Peza, Agim Kajmaku është i pafajshëm. Peza tha se gjatë plotësimit të formularit mund të ketë patur dhe ndonjë gabim njerëzor.

“Ka një dokument që tregon se Agim Kajmaku është i pafajshëm, nga gjykata në Janinë. E dyta avokati ka thënë që ai nuk dinte mirë greqisht dhe ka menduar se gjyqi ndaj tij kish mbaruar. Tani duhet të presim prokurorinë, të flasë. Deri tani zoti Kajmaku, është i pafajshëm. PS nuk ka patur dijeni, procesi i plotësimit të formularëve është përgjegjësi individuale”, tha Peza.

Gazetarin Aristir Lumnezi tha se zoti Kajmaku nuk ka pranuar as që mbante emrin Jorgo Tota. “Është e pafalshme ta mendosh që ai ka bërë gabime e zëmë dhe në plotësimin e  formularit të dekiminalizmit”, theksoi ai.

/ Opinion.al