Projekti: Kooperativave u rimbursohet TVSH në masën 20 %, tatimfitimi ulet në 5 %

Sektori i turizmit pritet të përfitojë lehtësi të tjera fiskale, pas reduktimit të TVSH-së në 6 %.  Të paktën kjo parashikohet në programin buxhetor të periudhës 2020-2022.

Referuar programit, në këtë cikël 3 vjeçar politika fiskale do të parashikojë aplikimin e tatimfitimit në shkallën 5 % dhe Tatimit mbi Vlerën e Shtuar në shkallën 6 % për shërbimet e akomodimit si dhe do të përjashtohen investimet nga taksa e ndikimit në infrastrukturë. Politika fiskale parashikohet që të prekë edhe sektorin e  bujqësisë.

Referuar programit, “kooperativat” apo shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor do të përfitojnë rimbursimin e TVSH-së në masën 20 %, pa kufizime në lidhje me masën e qarkullimit vjetor, ashtu si dhe fermerët. Ndërkohë, ato do të përfitojnë tatimfitim të reduktuar nga 15 % në 5 %.