Presidenti Meta në Strazburg, takim me drejtues të Kongresit të Autoriteteve Vendore

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka mbërritur sot në mbrëmje në Strasburg. Zyra e Presidencës njofton se kreu i shtetit do takohet me drejtues të Kongresit të Autoriteteve Vendore.

Kongresi i Autoriteteve Vendore, një nga organizatat më të mëdha për vëzhgimin e zgjedhjeve. Kongresi është një strukturë e pavarur e Këshillit të Europës, dedikuar demokracisë vendore dhe çështjeve që lidhen me pavarësinë e pushtetit vendor nga ai ekzekutiv. Kongresi i Autoriteteve Vendore anuloi misionin e vëzhgimit në Shqipëri për 30 qershorin. Ky institucion këshillon Komitetin e Ministrave dhe Asamblenë Parlamentare të KiE për të gjitha aspektet e politikës lokale dhe rajonale.