Penalltia qesharake që mori Napoli ndaj Liverpoolit, gabim i rëndë i arbitrit gjerman (VIDEO)

Napoli arriti të fitonte 2-0 ndaj kampionëve të Europës në fuqi, Liverpoolit, por polemikat nuk do të mungonin në këtë ndeshje. Në minutën e 82-të, Callejon fitoi një penallti shumë të dyshimtë, pasi spanjolli simuloi duke u rrëzuar edhe pse në fakt Robertson tentoi ta ndalte por më pas tërhoqi këmbën.

Gjyqtari gjerman Felix Brych gaboi rëndë duke mos parë pamjet në VAR,  dhe më pas Mertens do të arrinte që të shënonte.