PD: Greqia konfirmoi hetimin. Agim Kajmaku të shkarkohet dhe arrestohet

Partia Demokratike ka publikuar sot një dokument të Gjykatës së Janinës në Greqi, i cili konfirmon se Agim Kajmaku i njohur dhe me emrin Jorgo Toto, ka qenë në kërkim në shtetin helen. Dokumenti vërteton akuzat e Partisë Demokratike ndaj kreut të Bashkisë së Vorës, që fitoi në votimet një partiake të 30 qershorit.

Përgjigja e Gjykatës së Janinës është publikuar nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi. “Gjykata e Janinës konfirmoi të gjithë denoncimet e Partisë Demokratike se Agim Kajmaku ishte në kërkim nga drejtësia greke, pasi është arrestuar në Janar 2003 me emrin Jorgo Toto dhe ai e kishte fshehur këtë fakt në formularin e dekriminalizimit“,- shkruan Bardhi në Facebook.

Sipas tij, ky vendim konfrimon se Agim Kajmaku alias Jorgo Toto ka qenë me proces penal të hapur në Greqi. “Seancat gjyqësore për Jorgo Toton e Bashkisë së Vorës, të zhvilluara në Janinë për 4 ditë, u japin fund zvarritjeve të prokurorisë për zbulimin e identitetit të kandidatit të Edi Ramës. Megjithëse i dha kohë të sigurojë që nuk futet në burg në Greqi duke mbyllur çëshjtjen atje, Agim Kajmaku ka punë me ligjin shqiptar. Vendimi konfirmon se Agim Kajmaku alias Jorgo Toto ka qenë me proces penal të hapur në Greqi dhe me urdhër arresti në fuqi, ashtu sikurse Partia Demokratike denoncoi“,- deklaron Bardhi.

Pas publikimit të këtij dokumenti, PD kërkon shkakrimin dhe ndjekjen penale të kreu të Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku. “Vendimi konfirmon se Agim Kajmakut, alias Jorgo Toto, nuk i lejohej nga ligji i dekriminalizimit të kandidonte për kryetar bashkie. Vendimi konfirmon se Agim Kajmaku, alias Jorgo Toto ka gënjyer në Formularin e Dekriminalzimit, duke kryer veprën penale të fallsifikimit të dokumenteve. Agim Kajmaku ka fshehur arrestimin në Greqi me emrin Jorgo Toto. Për këtë duhet të shkarkohet nga detyra dhe t’i vihen menjeherë prangat për shkeljen flagrante të ligjit të dekriminalizimit dhe mashtrimin e qytetarëve shqiptarë“,- deklaron Gazment Bardhi.

Vendimi i Gjykata e Janinës e shpall të pafajshëm Agim Kajmakun, alias Jorgo Toto për veprën e falsifikimit të parave. Por akuza e PD-së nuk qenë nëse Kajmaku ishte fajtor apo jo, por nëse kryebashkiaku i Vorës ka fshehur dënim. Gjyqi në Janinë edhe pse e shpallë të pafajshëm konfirmon se Agim Kajmaku ka fshehur nga formulari i dekriminalizmit hetimin dhe arrestimin që i është bërë në Greqi në vitin 2003. Kjo fakt, sipas ligjit të dekriminalizmit, e bënë atë përgjegjës për falsifikimin e dokumenteve zyrtare dhe ndërprerjen e mandatit.