Nipi i Meghan Markle po përdor emrin e hallës për të korrur sukses me fermat e “gjethes jeshile”

I ‘ashtuquajturi ‘delja e zezë’ e familjes së Meghan Markle si duket po e përdor emrin e hallës për të vazhduar përpara me biznesin e tij të ‘gjetheve jeshile’.

Ai drejton një fermë me ‘gjethe jeshile’ e cila mban emrin ‘Markle Sparkle’ dhe tani e ka zgjeruar biznesin me një fermë tjetër të cilës i ka vënë emrin e të birit të Meghan.

Ferma e Tyler Dooley, nipit të Dukeshës së Sussex-it ndodhet në Oregon, ku kanabisi është legalizuar që në vitin 2015.

Në fillim kur e hapi fermën e parë ‘Markle Sparkle’ ai e shoqëronte më përshkrimin:

Është aq e fortë sa do të të rrëzojë kurorën nga koka. Për një fëmijë mbretëror, për një dasmë mbretërore, për ‘mall’ mbretëror..”
Gjithsesi ai së fundmi tha se tashmë ka nisur të rrisë një bimë hibride të frymëzuar nga djali i Meghan-it dhe Princit Harry. Kjo fermë e re mban emrin e djalit të tyre,’Archie Sparkie’.

Duke folur për mediat, Tyler tha:

Të gjthë më kanë quajtur si delja e zezë e familjes, por unë po punoj si dreqi për të siguruar një jetë më të mirë dhe për të pasur një biznes konkurrues.”