Moratti: Conte është i zoti në punën e tij, Sensi si Sneijder

Massimimo Moratti nuk e harron Interin, madje vazhdon të mbetet tifozi numër një, edhe pse tashmë pa pasur asnjë aksion. Në prag të ndeshjes me Slavian e Pragës, ai nuk i ka kursyer elozhet për Conten dhe Sensin.

 

“Më ka impresionuar Sensi dhe trajneri dhe mendoj se janë hedhur bazat për të bërë mirë. Trajneri është i zoti edhe në deklaratat që bën dhe për shpirtin që i transmeton skuadrës. Është i zoti në zanatin e tij dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Mundësitë janë për të luftuar për titullin, kjo është e rëndësishme.

Sensi? Besoj se askush nuk e priste të ishte kaq i fortë. I ka dhënë një lloj shpejtësie skuadrës, ngjan me Sneijder. Ka ndryshuar mekanizmat e ekipit. Derbi? Në derbi nuk mund të thuash gjë.