Maturantët nga Korça me “sytë nga Gjermania”

Mbyllja e raundit të parë të regjistrimeve në Universitetin e Korçës ka evidentuar edhe degët më të preferuara për të rinjtë. Profesioni i infermierit mbetet një prej hapësirave kryesore për ata që zgjedhin të largohen nga Shqipëria.

Kërkesat e shumta të Gjermanisë dhe vendeve të tjera të BE për infermierë kanë bërë që të rinjtë ta shohin këtë si një prej mundësive më të mira për të lënë vendin. Jashtë vëmendjes nuk ka mbetur edhe programi më i ri i edukimit fizik ndërsa vendosja e menjëhershme e mesatares ka ndikuar në disa prej programeve të studimit në mësuesi.

Dy raundet e tjera të regjistrimeve pritet të shtojnë numrin e studentëve edhe në këto programe dhe të ofrojnë mundësinë për vazhdimin e studimeve për ata që nuk mundën të përfitojnë nga raundi i parë.