Manjani: Presidenti nuk burgoset dhe nuk shkarkohet se ka nxjerrë një dekret

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i ftuar në emisionin “Tempora” në RTV Ora u shpreh se presidenti i Republikës nuk mund të shkarkohet apo burgoset vetëm pse ka miratuar një dekret, për të cilin duke iu referuar ligjit nuk mban asnjë përgjegjësi për përmbajtjen e tij.

Ylli Manjani: Roli i Ilir Metës duhet parë në 2 plane. Në rolin e kryetarit të shtetit. Sigurisht është një rol që nuk ka shumë për të diksutuar. Mendoj se ka qenë korrekt në gjykimet e tij në raport me kushtetutën. Fundi i historise është kjo që kushtetueshmërinë e akteve të presidentit nuk e gjykon dot parlamenti dhe as publiku, por kushtetuesja. Shumë pak referohemi tek ligjet. Presidenti nuk mban përgjegjësi për aktet që nxjerr në ushtrimin e detyrës. Kur presidenti nxjerr një dekret nuk mban përgjeghjësi për përmbajtjen e dekretit. NUk futet në burg dhe nuk shkarkohet për dekretin.