Kosova s’di të ndalet, rrëmben edhe super talentin e Bayenit

Super talenti i Bayernit (aktualisht i Wolves në formë huazimi), Meritan Shabani ka pranuar për të veshur fanellën e Kosovës. Sipas mediave angleze, ai i ka thënë “PO” ftesës, vendim që e mori pas rezultateve shumë të mira të ekipit të vendit të tij të origjinës.

“Dardanët” kanë një skuadër të mbushur me shumë talente si: Florent Muslija, Valdrin Mustafa, Florent Hadërgjonaj, Eris Abedini, Idriz Voca, Edon Zhegrova e shumë të tjerë.

Ata janë pjesë e Kosovës edhe pse më parë kanë pasur mundësi të luajnë edhe për vendet tjera si Shqipëria, Gjermania e Zvicra. Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka deklaruar se shteti është duke përgatitur pasaportat për disa futbollistë të rinj