Koke: S’ka hakmarrje me Juven, të mbrojmë më mirë CR7-n

Kapiteni i Atletico Madrid, Koke ka dhënë një intervistë për gazetën “Marca”, duke komentuar përballjen ndaj Juventusit.

 

“Nuk do të ketë asnjë hakmarrje. Çdo vit është e ndryshme, e vërtet që do të luajmë ndaj një prej skuadrave më të mira në botë, por ajo që vlen më shumë është që të kalojmë grupin. Duam të fitojmë ndaj Juventusit, apo ndonjë ekipi tjetër.

Sërish Cristiano? Jo vetëm ai, i respektojmë të gjithë futbollistët dhe shpresoj që të mos jenë në gjendjen e tyre më të mirë, për të mos pësuar gola si në ndeshjet e fundit.

3-0 në Torino fundi i ciklit? Jo. Skuadra po kërkon m të gjitha mënyrat që të kalojmë grupin. Nuk kemi menduar si fundin e një cikli, kemi luajtur dy ndeshje në një nivel të lart. Në Torino gjërat nuk shkuan ashtu si donim, por përballë kishim një Juventus të madh, me futbollist të një kualiteti të lart, siç ishte edhe Ronaldo”, u shpreh Koke. /R.Lika-Koha Jone/