“Kajmaku”, Strazimiri: Kur krimi ka në dorë ligjin, ligji nuk e lufton dot krimin

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka publikuar një dokument, i cili sipas tij  tregon se Gjykata e Janinës ka konfirmuar të gjithë denoncimet e Partisë Demokratike se kryetari i bashkisë Vorë, Agim Kajmaku, ka qenë në kërkim nga drejtësia greke, pasi është arrestuar në Janar 2003 me emrin Jorgo Toto dhe ai e ka fshehur këtë fakt në formularin e dekriminalizimit.

Lidhur me keto fakte, ka reaguar edhe ish-deputetin demokrat Gent Strazimiri i cili thekson se kur krimi ka në dorë ligjin, ligji nuk e lufton dot krimin.

Reagimi i Strazimirit

Ja ç’do të ndodhë tani:
“Katica” do ta nisë për përkthim “me proçedurë urgjente” tek “Habilda” Gjonaj në Ministrinë e Drejtësisë këtë dokumentin grek, që provon se Kajmaku ka shkelur ligjin e dekriminalizimit dhe duhet arrestuar!
Do ta nisë me postë!!
Mirëpo, “Posta” nuk do e gjëjë dot adresën e Habildës në Ministrinë e Drejtësisë, dhe do kthejë mbrapsht tek “Katica” në Prokurori…
“Katica”, do nisë 3 hetime të menjëherëshme:
1 për të gjetur adresën e saktë të Habildës në Ministrinë e Drejtësisë,
1 për Postën që nuk e gjen adresën e Habildës në Ministrinë e Drejtësisë dhe,
1 hetim-administrativ të brendshëm për të zbuluar nëse adresa e dhënë gabim, (nëse është shkruar gabim), është bërë qëllimisht apo jo!
Derisa të përfundojnë këto 3 hetime, çështja Kajmaku konsiderohet “nën hetim”, dhe “Katica” (që nuk e shkel kurrë ligjin), nuk u përgjigjet dot interesit të “të interesuarve”, sepse siç dihet nuk jepet informacion kur çështja është nën hetim…
Në fund (sepse një fund do ketë), të gjithë do pyesim “ore, ku e nisëm muhabetin?”…
Domethënë:
Kur krimi ka në dorë ligjin, ligji nuk e lufton dot krimin!!!
KAQ!!!
#ngrehuni_dhe_bjeruni
#që_nga_shkodra_gjer_në_vlorë