Kadri Veseli kthen sytë nga biznesi, thirrje të fortë për qytetarët e Kosovës

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka nisur sot një fushatë, e cila do të synojë përkrahjen e bizneseve të vogla dhe atyre të mesme.

Fushata e re “Rriteni Biznesin Tuaj”, ka për synim mbështetje pa kushte për ekonomitë e vogla dhe ato të mesme në të gjithë Kosovën.

“Nga sot po e filloj fushatën “Rriteni Biznesin Tuaj”, për të përkrahur bizneset e vogla dhe të mesme anekënd Kosovës.Më ftoni që të vizitoj biznesin tuaj, duke më dërguar videot tuaja me hashtag #RriteniBiznesinTuaj dhe unë do vij te ju”, ka shkruar Veseli.

Kosova ka nisur prej ditësh fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit. Palët dhe kandidatët për kryeministër kanë zhvilluar debate të forta në media, ndërsa në disa raste ka pasur mes tyre edhe përplasje të forta verbale.