Inaugurohet terminali i ri doganor në Pikën e Kalimit Kufitar, Kasafan-Qafë Thanë

Inaugurohet terminali i ri doganor në Pikën e Kalimit Kufitar, Kasafan-Qafë Thanë. Një projekt në vlerë prej 1,7 milionë euro i realizuar me mbështetje financiare të BE-së.

Ky terminal doganor do të kontribuojë në rritjen e kapacitetit për shkëmbime tregtare dhe zvogëlimin e kohës për formalitete kufitare.

Në inaugurim morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Arlind Gjokutaj,  Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, dhe Drejtori i Përgjithshëm i Doganave Maqedonase, Gjoko Tanasoski.

“Grupet e punës së dy Administratave Doganore po punojnë që të kemi një protokoll të përbashkët të kontrolleve kufitare dhe doganore me një ndalim, që do të ulin më shumë kohën e pritjes për transportuesit, çka do të çojë në uljen e shpenzimeve për operatorët ekonomikë dhe zhvillimin e tregtisë mes dy vendeve tona”, – është shprehur Gjokutaj gjatë ceremonis